Politike

Kurti e pret në Gjakovë, Rama anulon LIVE mbledhjen e 2 qeverive: Nuk pranoi të ndryshojmë format

Gjatë një konference për mediat, Rama u shpreh se i ka kërkuar Kurtit që të takohen nesër me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes dhe për të diskutuar mbi situatën që ndodhet veriu i Kosovës.

13 Qershor 2023, 19:37 Nga k.m
Kurti e pret në Gjakovë, Rama anulon LIVE mbledhjen e 2 qeverive: Nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Rama u shpreh se i ka kërkuar Kurtit që të takohen nesër me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes dhe për të diskutuar mbi situatën që ndodhet veriu i Kosovës. Por sipas tij, nuk kanë patu dakordësinë për të ndryshuar formatin e takimit ditën e nesërme.      

"Kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme. Me keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësinë e kryeministrit Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe më pas veç të diskutohet dhe për këtë por kjo nuk është e mundur. Nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme me realitetin që ndodh sot. Shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama. 

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll