Politike

“Ekonomia”, Shalsi: Të ndëshkohen operatorët e tregut që shkelin konkurrencën!

Eduard Shalsi sqaroi se Autoriteti i Konkurrences duhet të veprojë në kohën e duhur dhe me gjithë forcën e ligjit për ndëshkimin e operatorëve të tregut, me sjellje të përsëritur dhe shkelje të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg

13 Qershor 2023, 14:51 Nga m.s
“Ekonomia”, Shalsi: Të ndëshkohen operatorët e tregut
Eduard Shalsi

TIRANË- Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar projekt-rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022. Kreu i Komisionit, Eduard Shalsi, bëri të ditur se Kuvendi kërkon që Autoriteti i Konkurrencës të përmirësojë punën në disa drejtime. Ai kërkoi që të ndëshkohen operatorët e tregut që shkelin konkurrencën. Eduard Shalsi sqaroi më tej se Autoriteti i Konkurrences duhet të veprojë në kohën e duhur dhe me gjithë forcën e ligjit për ndëshkimin e operatorëve të tregut, me sjellje të përsëritur dhe shkelje të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Kjo me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit.

“Autoriteti i Konkurrencës duhet të monitorojë sjelljen e ndërmarrjeve të prekura nga transaksioni i përqendrimit në tregun e telefonisë celulare, në kushtet kur struktura e tregut ka ndryshuar tërësisht. Njëkohësisht, Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të dhëna në tregjet e monitoruara apo hetuara gjatë 2002, si dhe të vlerësojë rast pas rasti sjelljen e ndërmarrjeve të cilat gëzojnë pozitë dominuese nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare në fuqi, apo atyre të reja si projekti i investimit strategjik të Marinës dhe Jahteve të Durrësit. Të ndërmarrë një procedurë monitorimi apo hetimi në tregun e shërbimit spitalor privat, me qëllim vlerësimin e konkurrencës në këtë treg, në kushtet e ndryshimit të pronësisë së spitaleve private gjatë viteve të fundit. Të mbikëqyrë me prioritet dhe të dalë me rekomandime konkrete për tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit shqiptar, të tilla si tregu i prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, tregu i ushqimeve, sidomos artikujve bazë të shportës, tregu i karburanteve dhe ai i ndërtimit”, tha ndër të tjera Shalsi.

komisioni parlamentar për ekonominë dhe financat eduard shalsi

Sondazh

Poll