Politike

“Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar”/ Zyra e shtypit të Kryeministrit Albin Kurti: Gjithçka është gati

Reagimi vjen pas lajmeve në mediat kosovare se mbledhja e parashikuar nesër, më 14 qershor në Gjakovë është anuluar.

13 Qershor 2023, 19:32 Nga k.m.
“Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar”/ Zyra e shtypit
Albin Kurti dhe Edi Rama

PRISHTINË- “Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë,”- kështu deklaron Kryeministria e Kosovës për News24. Reagimi vjen pas lajmeve në mediat kosovare se mbledhja e parashikuar nesër, më 14 qershor në Gjakovë është anuluar.

“Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme,”- deklaron zyra e shtypit e Kryeministrit Kurti për News24.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë. Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë propozimin e tij presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin e Ballkanit të Hapur.

albin kurti edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll