Politike

Anuloi takimin me Kurtin/ Rama: Kosova po rrezikohet nga sanksione të frikshme

Sipas Ramës, Shqipëria për këtë situatë në Kosovë mendon njësoj si ndërkombëtarët dhe se Kurti duhet që të bëjë hapa pas. 

13 Qershor 2023, 19:45 Nga k.m
Anuloi takimin me Kurtin/ Rama: Kosova po rrezikohet nga sanksione të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pasi ka anuluar takimin e nesërm me qeverinë e Kosovës ka paralajmëruar për sanksione. Gjatë një konference për mediat, Rama ka theksuar se Kosova me veprimet që po bën po rrezikohet nga sanksione të frikshme. Sipas Ramës, Shqipëria për këtë situatë në Kosovë mendon njësoj si ndërkombëtarët dhe se Kurti duhet që të bëjë hapa pas. Po ashtu shtoi se Kosova nuk po përballet nga asnjë rrezik nga Serbia.

Në kushtet kur i zoti i hallit, Albin Kurti, rrezikon të sanksionohet, nuk e ka problem që të zhvillohet kjo mbledhje pse e vendosni ju; a po agravohen në këtë mënyrë edhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri?

Rama: Halli është i Kosovës por edhe shqiptarëve. Halli nuk është i kryeministrit, por i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve. Nëse ai nuk e ka problem pse e kemi ne? E kemi shumë problem. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti për të...nuk e di se çfarë. Për më tepër që ua kam thënë që mendojmë 100% njësoj si aleatët tanë në këtë rast. Ashtu siç edhe u kam thënë se disa prej partnerëve i thoshin Albinit se mos i mbani zgjedhjet në Veri, unë isha me Albinin, sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal. Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim që kështu nuk ishte puna e një teke të Albin Kurtit, por ishte qëndrim parimor. Por sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën sesi po veprohet por jemi 100% kundër mënyrës sesi po veprohet. Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO dhe pozicionin që ne kemi, sot jemi në pikën më të lartë në historinë e saj, nuk e vë dot në diskutim askush e aq më pak një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një aryse e mosarsyes dhe një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj dhe nuk e kupton askush se cila është strategjia këtu dhe cili është interesi i Kosovës që po hyn në një kurs përplasjeje me BE. Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër është Kosova.

edi rama

Sondazh

Poll