Politike

Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Ardian Bali: Viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta

Ardian Bali tha se viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar.

13 Qershor 2023, 15:06 Nga m.s
Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Ardian Bali: Viti 2022
Komisioni për Sigurinë Kombëtare

TIRANË- Kreu i Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes, Ardian Bali, deklaroi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare se viti që lamë pas, është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta. Në drejtimin e Nasip Naços, Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një seancë dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2022, të veprimtarisë së Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM). 

Të ftuar për raportin përpara komisionit ishin Ardian Bali, drejtor i Përgjithshëm i AISM dhe Istref Istrefi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zbulimit. Ardian Bali tha se viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Ai u ndal jo vetëm në sulmin e paprovokuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës më 24 shkurt, sulmet kibernetike kundër sistemeve digjitale dhe shërbimeve qeveritare online në korrik dhe në shtator, por edhe kapjen e tre shtetasve të huaj në Uzinën mekanike Gramsh, si dhe situatën në veri të Kosovës.

“Viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar, duke patur parasysh këtu (por jo vetëm) sulmin e paprovokuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës më 24 Shkurt, sulmet kibernetike kundër sistemeve digjitale dhe shërbimeve qeveritare online në korrik dhe në shtator, kapjen e tre shtetasve të huaj, dy rus dhe një ukrainas në Uzinën mekanike Gramsh në gusht 2022 si dhe situatën në veri të Kosovës”, tha Bali.

Më tej, drejtori Bali theksoi se për këto ngjarje AISM ka orientuar punën grumbulluese, përpunuese dhe analizuese si dhe atë mbështetëse operacionale për një informim sa më të saktë dhe në kohë të autoriteteve të drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura.

komisioni për sigurinë kombëtare ardian bali

Sondazh

Poll