Politike

U shkarkua si kryetar i PD-së Lushnje, Saimir Korreshi: Alibeaj sillet si komunist! S'di a jam tek PD apo tek partia marksiste leniniste

Korreshi tha se mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit është e pamundur në këto kushte kur nuk ka asnjë organ që funksionon brenda PD-së. 

13 Qershor 2023, 16:39 Nga I.A
U shkarkua si kryetar i PD-së Lushnje, Saimir Korreshi:  Alibeaj sillet si
Saimir Korreshi

LUSHNJE- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka akuzuar Enkelejd Alibeaj si personin që fshihet pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në Lushnje. Në një intervistë për Report TV, Korreshi akuzoi Alibeaj se po vepron sikur PD të jetë Partia marksiste leniniste.

“Shkarkuar apo ngarkuar nuk e dimë çfarë bëhet por ka pasur një komunikim, më kanë dërguar një email. Një nga ata të kryesisë ka marrë kontributin të bëjë gjithçka aty brenda për të vendosur cilët do jenë kryetarët e degëve.  Më e bukura është se ai që flet për dekomunistizim dhe bën akte si në komunizëm. Nuk e di a jam tek PD apo tek partia marksiste leniniste”, tha Korreshi.

Teksa e cilësoi PD-në si një parti pa asnjë lloj organi funksional, Korreshi tha se mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit është e pamundur në këto kushte kur nuk ka asnjë organ që funksionon brenda PD-së. 

“Nuk ka fraksion brenda PD-së, ka një dyzim, një pjesë e kryeisë që duan sa më shpejt zgjedhje për kryetarin e ri të partisë dhe pjesa tjetër e deputetëve që e kundërshton. Kjo ka nevojë për proces gjithëpërfshirës. Si mund të thirret një kuvend kur nuk ke më asgjë, ka rënë çdo gjë në PD”, tha Korreshi.

Saimir Korreshi njoftoi ditën e djeshme se i kishte ardhur një email ku  njoftonte që nuk ishte më në krye të PD-së në Lushnje. Ndërkohë që sekretari i Përgjigjithëm i PD-së së vulës Gazment Bardhi i pyetur për këtë çështë është shprehur se nuk ka dijeni për një veprim të tillë, pasi ai vetë nuk ka firmosur asnjë shkarkim. Ky shkarkim i Korreshit, pasi ai i doli kundër grupimit të Aliebajt në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

saimir korreshi enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll