Politike

Gara për kreun e PD/ Bardhi: Me një proces farsë, kryetari i ri s'ka legjitimitet për të drejtuar demokratët

Gazment Bardhi, i cili mban aktualisht dy postet më të rëndësishme në parti pas kryetarit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kreut të Grupit Parlamentar, mbështet qëndrimin e tij, se zgjedhjet për kreun e ri të partisë duhet të bëhen vetëm mbi respektimin e statutit.

13 Qershor 2023, 16:38 Nga k.m.
Gara për kreun e PD/ Bardhi: Me një proces farsë, kryetari i ri
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (të vulës), Gazment Bardhi ka folur për garën për kreun e ri të PD-së. Në një intervistë që ka dhënë për "ReportTV", Gazment Bardhi, i cili mban aktualisht dy postet më të rëndësishme në parti pas kryetarit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kreut të Grupit Parlamentar, mbështet qëndrimin e tij, se zgjedhjet për kreun e ri të partisë duhet të bëhen vetëm mbi respektimin e statutit. Që do të thotë, një vendim që duhet marrë nga Këshilli Kombëtar.

“Unë jam i shqetësuar për thellimin e përçarjes brenda PD-së, që do ta dobësonte, jam, i shqetësuar për legjitimitetin e kryetarit të ri të PD nga një proces që ka pikëpyetjet e veta, së treti do ishte vrastare, futja e PD në një tjetër ngërç që vë në pikëpyetje legjitimitetin e institucionit. Ky ngërç i krijuar gjatë një viti ka qenë arsyeja pse PD është në kushtet që është. Demokratëve duhet t’iu japim institucione që kanë legjitimit të plotë dhe kanë autoritet të plotë për ta drejtuar PD drejt betejave të ardhshme elektorale,”- thotë Bardhi.

I pyetur se cilat janë hapa do të marrë, nëse Kryesia e PD-së (së vulës) është e vendosur për ta çuar para këtë proces, Bardhi tha ende po e vlerëson hapin e radhës që do të marrë. 

“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm,”-u shpreh Bardhi.

Ndërsa për procesin e bashkimit, Bardhi tha se nuk bëhet fjalë për një proces mekanik të bashkimit në PD.

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll