Politike

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Presidenca: Sulmet e Iranit më të sofistikuara dhe komplekse, do vijojmë bashkëpunimin me partnerët strategjikë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar është bërë një analizë e gjendjes së sigurisë kibernetike dhe masat e marra nga institucionet, për forcimin e mbrojtjes kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

13 Qershor 2023, 14:11 Nga m.s
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar,
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

TIRANE- Presidenca ka përcjellë detajet se për çfarë është diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Në këtë takim është bërë një analizë e gjendjes së sigurisë kibernetike, dhe masat e marra nga institucionet, për forcimin e mbrojtjes kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. 

Po kështu theksohet se Irani e ka zgjeruar veprimtarinë e saj kërcënuese dhe sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuara dhe më komplekse. Ndër të tjera Predenca bën me dije se për forcimin e mbrojtjes kibernetike, institucionet AKSHI dhe AKCESK dhe institucionet e tjera do vijojnë bashkëpunimin me partnerët strategjikë SHBA, BE dhe NATO.

Rreth 1 vit nga sulmet kibernetike të urdhëruara nga regjimi i Iranit, rreziku për të tjera sulme në Shqipëri mbeten prezentë. Ndodhur në këto kushte, Presidenti Bajram Begaj mblodhi këtë të mërkurë Këshillin e Sigurimit, institucionin më të lartë të sigurisë kombëtare. Në verën e 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet në shtator të 2022. 

Njoftimi 

"Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar me temë, “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”. Në këtë takim u bë një analizë e gjendjes së sigurisë kibernetike dhe masat e marra nga institucionet për forcimin e mbrojtjes kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Nga raportimet e institucioneve dhe diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar konstatohet se përgjatë një viti është bërë progres në forcimin e kapaciteteve dhe mbrotjes kibernetike në vend.  
 
Republika Islamike e Iranit e ka zgjeruar veprimtarinë e saj kërcënuese dhe sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar dhe më komplekse. Institucionet AKSHI dhe AKCESK dhe institucionet e tjera do vijojnë  bashkëpunim me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n, si dhe vende të tjera partnere dhe aleate për forcimin e mbrotjes kibernetike.
 
Do vijojmë me përmirësimet e duhura ligjore, investimet në teknologji, arsimimin, trajnimin dhe ndërgjegjësimin e specialistëve, ekspertëve dhe të gjithë përdoruesve të cilët kanë akses në sisteme teknologjike për krijimin e kultura së sigurisë kibernetike. Sfidat që po kalojmë sot janë me spektër të gjerë. Në këtë takim të sotëm, u diskutua edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare, të cilat janë kryesisht të lidhur me kërcënimet që vijnë nga Irani, qofshin këto në formën e propagandës apo formave hibride.
 
Institucionet ligjzbatuese dhe ato përgjegjëse në fushën e sigurisë kombëtare do vlerësojnë dhe informojnë  në mënyrë të vijueshme partnerët dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë lidhur me kërcënimet që vijnë nga Irani dhe vendosmërinë e Shqipërisë se nuk do të lejojë aktivitetin e asnjë individi apo grupi në dëm të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Institucionet të bëjnë vlerësimin e kërcënimit dhe rrezikut dhe do të marrin masa për forcimin e kapaciteteve të mbrotjes kibernetike, mbrojtjes ajrore, forcimit të strukturave të inteligjencës për grantimin e sigurisë kombëtare".

këshilli i sigurimit presidenca

Sondazh

Poll