Politike

“Kërkon të hedhë në erë Procesin e Berlinit”/ Shehu “këshillon” kandidaten për ambasadore: Kur të shkosh në Gjermani, mos përmendni Ballkanin e Hapur

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i pranishëm në Komisionin për Politikën e Jashtme kërkoi që të mos përmendej Ballkani i Hapur, pasi sipas tij, kërkon të hedhë në erë Procesin e Berlinit.

13 Qershor 2023, 11:13 Nga m.s
“Kërkon të hedhë në erë Procesin e
Tritan Shehu

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i pranishëm në Komisionin për Politikën e Jashtme i kërkoi kandidates për ambasadore në Gjermani, që të mos përmend Ballkani i Hapur, pasi sipas tij, kërkon të hedhë në erë Procesin e Berlinit. Ai theksoi në fjalën e tij se Gjermania është gjithmonë e më e interesuar për Ballkanin Perëndimor, ndaj duhet ta shfrytëzojmë me mençuri per interesat tona. Sipas tij, fokusi jonë duhet të jetë tek Procesi i Berlinit, që ka një mbështetje të madhe politike për integrimit e rajonit.

“Të shkosh ambasador në Gjermani është një priveligj i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe. Gjermania është motori i BE-së. Kjo s’ka asnjë diskutim. Është një vend ku presim shumë, dhe i cili pret shumë nga ne dhe nga Ballkani Perëndimor. Fatmirësisht kohët e fundit ka një ndryshim në një linjë gjeo-politike që Gjermania është gjithmonë e më e interesuar për Ballkanin Perëndimor. Duhet të dimë ta shfryëzojmë me mençuri per interesat tona.

Ju shkoni atje dhe gjeni një bazë. Zoti Kupo është një ambasador i shkëlqyer, dhe jam i bindur se ka gjetur një bazë të mirë që duhet vazhduar dhe shfrytëzuar dhe do bëhet kjo punë. Unë zonja ambasadore kam një vërejtje, këshillë, kur shkoni në Gjermani dhe të flisni me përfaqësues të qeverisë gjermane, insistoni fort te Procesi i Berlinit. Gjeni të gjithe mënyrat si ta bëni më joshëse Shqipërinë për Procesin e Berlinit. Konkretizimin për ne dhe për rajonin tonë. Por mos përmendni Ballkanin e Hapur, sepse është ajo që kërkon të hedhë në erë Procesin e Berlinit. Ajo që krojon të sfumojë Procesin e Berlinit. Dhe u krijua për të lënë në hije Procesin e Berlinit. Ka papajtueshmëri. Prandaj mos e përmendi fare, lëreni fare. Ne na intereson Procesi i Berlinit që ka një mbështetje të madhe politike për integrimit e rajonit. Ka një mbështetje finannciare prej 9 miliard, dhe jo si Ballkani i Hapur që ka 0”.

tritan shehu

Sondazh

Poll