Politike

Kosovë-Shqipëri në Gjakovë- Nesër mbledhja e dy Qeverive, zbardhen 14 marrëveshjet që priten të firmosen

 Ky takim, përkon me takimin e parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

13 Qershor 2023, 11:15 Nga A.B
Kosovë-Shqipëri në Gjakovë- Nesër mbledhja e dy
Mbledhja

TIRANË- Ditën e nesërme do të mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë në Gjakovë. Ky takim, përkon me takimin e parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. 

Ndërkohë janë zbardhur edhe marrëveshjet që priten të firmosen. 

MARRËVESHJET:

1-Memorandum  mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

2- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore

4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

6-MOU "Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar""

7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

11 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit

12 Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT

13 Marrëveshje Teknike në lidhje me "Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”

14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me "Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të
mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Shqipërisë".

takimi shqiperi-kosove

Sondazh

Poll