Bota

Vdekja e Berlusconit/ I biri mesazh prekës grupit mediatik: Na donte të gjithëve shumë! Detyra jonë është të ndjekim gjurmët e tij

 Pier thotë se e ndjente të nevojshme t’ju shkruante të gjithëve sepse e dinte sa të rëndësishëm ishin ata për të atin.

13 Qershor 2023, 14:04 Nga a.l
Vdekja e Berlusconit/ I biri mesazh prekës grupit mediatik: Na donte
Silvio Berlusconi dhe Pier Berlusconi

ITALI- Pier Silvio Berluscon ka ndarë një mesazh të rëndësishëm të ish-kryeministrit për grupin mediatik italian “Mediaset”. Pier thotë se e ndjente të nevojshme t’ju shkruante të gjithëve sepse e dinte sa të rëndësishëm ishin ata për të atin, shkruajnë mediat italiane. 

“Një njeri që dha kaq shumë. Ai ishte një njeri që dha dhe krijoi shumë. Të dashur kolegë të Mediaset, ndjej nevojën t’ju shkruaj sepse e di sesa të rëndësishme e kishte që babai im që t’ju tregonte dashurinë dhe krenarinë e madhe që ka ndjerë gjithmonë për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ne. Ai gjithmonë e ka konsideruar kompaninë tonë si krijesën e tij të dashur. Babai im, themeluesi ynë, ju ka dashur gjithmonë të gjithëve. Detyra jonë është të ndjekim gjurmët e tij. Të përqafoj fort. Ti je në zemrën time dhe do të jesh gjithmonë në zemrën e tij”, është shprehur i biri, teksa shton ndër të tjera.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

pier berlusconi vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll