Bota

Shpërthimi i digës Kakhovka/ OKB: Do të ndikojë në sigurinë globale të ushqimit

Diga, pjesë e hidrocentralit Kakhovka, u shpërthye në orët e para të 6 qershorit, duke shkaktuar përmbytje masive në një zonë të Ukrainës jugore.

13 Qershor 2023, 13:13 Nga a.l
Shpërthimi i digës Kakhovka/ OKB: Do të ndikojë në
Diga Khakovka

RUSI-  Kombet e Bashkuara thanë deklarojnë se shkatërrimi i digës së madhe të epokës sovjetike në lumin Dnipro në Ukrainë do të ketë një ndikim të madh në sigurinë globale të ushqimit, do të çojë në një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe mund të shkaktojë probleme me ujin e pijshëm për qindra mijëra njerëz, shkruajnë mediat e huaja. 

Diga, pjesë e hidrocentralit Kakhovka, u shpërthye në orët e para të 6 qershorit, duke shkaktuar përmbytje masive në një zonë të Ukrainës jugore.

Është e paqartë saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Ukraina dhe Rusia fajësuan njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës. Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se ndikimi në sigurinë ushqimore mund të jetë i rëndësishëm. 

shembet diga ne rusi

Sondazh

Poll