Bota

'Me SHBA-në dhe BE-në kemi raporte të shkëlqyera'/ Kurti e përsërit: Emisarët po vijnë me kërkesa të palës tjetër

Ai tha se raportet janë të shkëlqyera ndërsa përsëriti se kryenegociatorët po vijnë drejt tij me kërkesa të palës serbe. 

13 Qershor 2023, 12:35 Nga a.l
'Me SHBA-në dhe BE-në kemi raporte të shkëlqyera'/
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur sërish për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se raportet janë të shkëlqyera ndërsa përsëriti se kryenegociatorët po vijnë drejt tij me kërkesa të palës serbe. 

Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë komunikimin, bashkëpunimin, edhe më të dendur për të sqaruar çdo keqkuptim. Po e ritheksoj, ne nuk kemi alternativë tjetër: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur vjen puna te ndërmjetësit europianë dhe amerikanë, të cilët vijnë tek ne edhe me kërkesa të palës tjetër, sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll