Bota

“Është sëmurë”, Biden shtyn në momentin e fundit takimin me Stoltenberg

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila sqaron se presidenti Biden anuloi dhe disa takime të tjera për shkak se iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një procedure të dytë dentare. 

13 Qershor 2023, 13:44 Nga a.l
“Është sëmurë”, Biden shtyn në momentin e
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden u detyrua të anulojë takimin e tij të hënën me sekretarin e përgjithshëm në largim të NATO-s, Jens Stoltenberg për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Mjeku i tij, Dr. Kevin O'Connor tha se një ekip nga Qendra Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed kreu një ekzaminim me rreze x, shkruajnë mediat e huaja. 

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila sqaron se presidenti Biden anuloi dhe disa takime të tjera për shkak se iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një procedure të dytë dentare. Edhe pse në deklaratën e mjekut nuk u përmend asnjë rrezik për shëndetin e Bidenit, operacioni duket se ka qenë i paplanifikuar. 

joe biden

Sondazh

Poll