Bota

“Masat e ndërmarra s’janë të drejta dhe aspak profesionale”, Kurti: S’kemi alternativë tjetër veç SHBA-së dhe BE-së

Kurti tha se ka patur një reagim nga faktori ndërkombëtar, dhe kjo është reflektuar edhe me anulimin e Defender 2023.

13 Qershor 2023, 13:20 Nga m.s
“Masat e ndërmarra s’janë të drejta dhe aspak
foto ilustruese

KOSOVË- Në konferencën për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ndal edhe tek anulimi i stërvitjes së përbashkët Defender 2023, pas tensioneve në veri. Kurti tha se ka patur një reagim nga faktori ndërkombëtar, dhe kjo është reflektuar edhe me anulimin e Defender 2023.

“Veprimet tona të ligjshme kanë shkaktuar një reagim nga faktori ndërkombëtar sa i përket bashkëpunimeve që ne kemi, kjo është parë edhe me anulimin e Defender 2023. 

1365 kanë marrë pjesë, por nuk mund të zbrapsim Republikën demokratike, dhe mekanizmat e shtetit tonë të pavarur karshi ekstremistëve të dhunshëm. Besoj që masat që janë marrë nuk janë të drejta dhe janë jo profesionale. 

Sidoqoftë, ne nuk kemi alternativë tjetër, BE dhe SHBA marrëdhëniet me to i kemi të shkëlqyera, kur vjen puna te ndërmjetësit amerikanë dhe evropianë, që kur vjen puna vijnë te ne edhe me kërkesat e palës tjetër, sigurisht që ka sfida e vështirësi”, tha Albin Kurti.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi më herët se për shkak të situatës të krijuar në veri të Kosovës, janë anuluar aktivitetet e stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 23”. Prej 21 majit, Kosova është bërë mikpritëse e një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

albin kurti defender 2023

Sondazh

Poll