Bota

Ç'po ndodh në Mitrovicën e Veriut? Lëshohet alarmi, Policia arreston një serb, mblidhen qindra qytetarë

Sot në Zveçan sot është mbajtur një protestë, për shkak të arrestimit të Dushan Obrenoviçit dhe Radosh Petroviçit, ku qytetarët e mbledhur kërkuan lirimin e tyre.

13 Qershor 2023, 12:55 Nga A.B
Ç'po ndodh në Mitrovicën e Veriut? Lëshohet alarmi,
Policia

MITROVICË E VERIUT- Alarm në Mitrovicën e Veriut. 'Kosova Online' raporton se pjestarë të Policisë së Kosovës kanë vënë në pranga një shtetas serb. Po sipas kësaj media, në zonë janë mbledhur disa qindra qytetarë dhe numri i tyre po rritet çdo minutë.

Kujtojmë se sot në Zveçan sot është mbajtur një protestë, për shkak të arrestimit të Dushan Obrenoviçit dhe Radosh Petroviçit, ku qytetarët e mbledhur kërkuan lirimin e tyre.

Avokati i Dushan Obrenoviçit, Predrag Miljkoviç, ka thënë se klienti i tij dhe Radoš Petroviç janë arrestuar vetëm rreth 50 metra larg vendit ku janë mbledhur qytetarët sot derisa në mënyrë paqësore po shprehnin pakënaqësinë e tyre për vendosjen e kryetarëve të paligjshëm në komunat në veri të Kosovës dhe prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

“50 metra nga këtu janë arrestuar Dushani dhe Radoshi teksa protestonin paqësisht dhe shprehnin pakënaqësinë e tyre. Dushani sot akuzohet për katër krimet më të rënda, nëse i ka kryer nuk mund të besoj në atë sistem të drejtësisë. Klienti im është i pafajshëm. po kështu edhe unë. Unë do të luftoj për të deri në atomin e fundit të fuqisë sime”, tha Miljkoviç, i cili para turmës paraqiti dëshmi për pafajësinë e tyre./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll