Bota

Tensionet në Kosovë/ Kurti kritika prokurorisë: Nuk po vepron! Grupet kriminale duhet të largohen

Gjatë një konference për mediat ai tha se Prokuroria nuk ka vënë përballë drejtësisë personat përgjegjës për dhunën edhe pse ka prova. 

13 Qershor 2023, 12:24 Nga a.l
Tensionet në Kosovë/ Kurti kritika prokurorisë: Nuk po vepron!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë për mosveprim ndaj dhunës në protestat në veri të vendit, ku mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR. Gjatë një konference për mediat ai tha se Prokuroria nuk ka vënë përballë drejtësisë personat përgjegjës për dhunën edhe pse ka prova. 

"Grupet kriminale duhet të largohen sepse ka prej tyre që janë nga Serbia, nuk janë as të Kosovës, ato grupe vijnë në Kosovë për destabilizim. Ata që kanë bërë krime ndaj policisë, gazetarëve e qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë. Nuk e kuptoj Prokurorinë që përkundër provave, denoncimeve me emër e mbiemër, nuk ka veprime nga Prokuroria jonë. Është përsëritje e situatës më barrikadat në vëri. 26 dhe 29 maj, nuk shohim veprime të prokurorisë. Për mua mbetet e pakuptimtë si ka pasivitet prokuroria përkundër krimeve të kryera atje. Një numër i konsiderueshëm i tyre, kanë qenë në burg më herët për rrahje, për kanosje e kështu me radhë", tha Kurti. 

albin kurti

Sondazh

Poll