Bota

Titulli historik i 'Denverit' shkakton trazira, plagosen 9 persona, 3 në gjendje kritike

E gjithë kjo ndodhi pas titullit të parë historik për Denverin që nga ekzistenca e këtij klubi.

13 Qershor 2023, 12:18 Nga a.l
Titulli historik i 'Denverit' shkakton trazira, plagosen 9 persona, 3
Policia

SHBA-  Lajme shokuese nga Denveri gjatë festimit të titullit të këtij klubi. Informacioni i parë i transmetuar nga mediat amerikane dhe i konfirmuar nga policia lokale thotë se të paktën nëntë persona janë plagosur, ndërsa tre persona janë në gjendje kritike pas të shtënave masive në Denver.

“Në të shtënat janë identifikuar gjithsej nëntë viktima me armë zjarri, plus një i dyshuar i cili gjithashtu ka pësuar një plagë me armë zjarri”, ka shkruar policia në llogarinë e saj zyrtare në Twitter. 

Tre persona janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat e huaja. E gjithë kjo ndodhi pas titullit të parë historik për Denverin që nga ekzistenca e këtij klubi. Jokiç dhe shokët e tij fituan finalet e NBA në Miami me rezultat 4:1 në seri dhe asi serb u shpall lojtari më i mirë i finales. Nesër pritet një festë e madhe në rrugët e Kolorados, ku do të parakalojnë lojtarët e Nuggets. 

denver

Sondazh

Poll