Politike

Prezantohet kandidatët për ambasador në Komisionin e Jashtëm, Çollaku: Shqetësimi im është nëse dikush është politik

Çollaku përshëndeti kandidaturën e Ervin Bushatit për në SHBA, si edhe atë Blerta Kadzadej për në Turqi. 

12 Qershor 2023, 12:57 Nga A.B
Prezantohet kandidatët për ambasador në Komisionin e
Komisioni i Jashtem

TIRANË- Ditën e sotme po prezantohen në Komisionin e Jashtëm ambasadorët e rinj të vendit në shtete të ndryshme. Gjatë prezantimit të tyre, ndërhyrje ka pasur edhe nga ana e opozitës.  Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se ky është një moment i rëndësishëm, ndonëse e quajti një proces të vonuar.

“Moment i rëndësishëm që vjen pas një situate në trajnimin e përfaqësive tana politike, që tejkaloi avaritë e ligjit, ambasadorë nga 80 vite nuk është e denjë për një vend anëtar të NATO-s. Procesi i vonuar. Kam parë një tërësi emrash, disa i njoh, disa jo. E kuptoj që me ligjin e re, shqetësimi im nuk është nëse dikush është më politik, apo me pak politik. E di që kështu do ndodhë, po të ishim ne do kërkonim të njëjtën gjë”, tha Çollaku.

Çollaku përshëndeti kandidaturën e Ervin Bushatit për në SHBA, si edhe atë Blerta Kadzadej për në Turqi. 

E përshëndes emërimin e Bushatit, ka njohjen e politikë. Sfida është nëse do jetë ambasadori i një pale, apo në funksione të detyrës që ka, do thoja të njëjtën gjë edhe për zonjën Kadzadej. Ju keni shërbyer në sektorin e konsullatës prej vitesh, por ju po shkoni ambasadore në një ndër vendet më të rëndësi strategjike për Shqipërinë. Ke një detyrë shumë të madhe, për ti shërbyer interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga radha, pashë që diasporës shqiptare në Turqi e aletë nga mesi i fundit kur bëhet fjalë për diasporën atje, nuk është vetëm çështje konsullore, burokratike, sidomos në Turqi kemi potencial të jashtëzakonshëm, është një hapësirë që duhet ta eksplorojmë, ju duhet të ngacmoni qeverinë e parlamentin me nisma për ta bërë aktive diasporën, shpresoj të jeni më aktive”, tha Çollaku.p

Pas prezantimit të Blerta Kazadej, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Turqi, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj vuri theksin te marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. 

Dëshiroj shumë që të kemi marrëdhënie miqësore sepse Turqia është një vend mik. Jam kundër çdo tendence asimilimi dhe trajtimit të Shqipërisë si vilajet. Ne jemi vend i pavarur. Kam parë tendencë gjatë këtyre viteve. Ndërhyrje të forta brenda Shqipërisë. Nuk ekzistojnë vendet vëllezër. Termi vëlla është një term religjioz që nuk i bën nder një shteti laik i Shqipëria.

Ambasadorja duhet të ketë për zemër integritetin dhe sovranitretin e vendit të saj dhe çështjes së diasporës. Diaspora e vjetër për shumë vite është turqizuar. Shqipëria nuk ka pasur kurajo të kërkojë katedra. Ne kemi një diasporë në Itali që na ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe prej 500 vitesh. Nuk është kompleks që ambasadorja shqiptare atje të kërkojë që ata që ndihen shqiptarë, shteti shqiptarë t’i mbështesë”, u shpreh ai.

Ditën e sotme raportuan Blerta Kadzadej, e cila propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Mustafa Nano, kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident. Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident. Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident./Dosja.al

komisioni i jashtem ambasadoret e shqiperise

Sondazh

Poll