Politike

Siguria kibernetike në Shqipëri/ Begaj cakton datën e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim

12 Qershor 2023, 11:10 Nga DOSJA
Siguria kibernetike në Shqipëri/ Begaj cakton datën e mbledhjes
Bajram Begaj

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e  Presidentit të Republikës, me temë:

 “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë” 

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

 Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

 1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,  Lindita NIKOLLA

2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë,  Edi RAMA

3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU

4. Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI

5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA

6. Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA

7. Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI

8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI

9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO

10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI

11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU

12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ

2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA

3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ

Sondazh

Poll