Politike

Begaj shmang pyetjen për draftin e Ramës për Kosovën, surprizon me përgjigjen: Gëzuar festën!

Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka zgjedhur të heshtë në lidhje me draftin e dërguar nga kryeministri Rama për asociacionin.

11 Qershor 2023, 21:49 Nga m.s
Begaj shmang pyetjen për draftin e Ramës për Kosovën,
Bajram Begaj

KOSOVE- Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka zgjedhur të heshtë në lidhje me draftin e dërguar nga kryeministri Rama për asociacionin. Presidenti Begaj është pyetur nga mediat nëse e përkrah apo jo “planin” e Ramës. Përgjigjja e tij ishte e papritur, ndërsa tha: “Gëzuar festën”.

“Gëzuar festën, gëzuar festën”, u përgjigj Bajram Begaj nga Kosova. Më herët, kryeministri Edi Rama u dërgoi një draft për asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur që në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

bajram begaj kosove edi rama

Sondazh

Poll