12 Qershor 2023, 12:09
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një humbje të madhe për kombin italian dhe partitë e qendrës së djathtë, ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit. Për të, mbajti edhe një minutë heshtje, e më pas i dedikoi disa fjalë ish-kryeministrit që e cilësoi si mikun e tij, por edhe të gjithë shqiptarëve.
"Dielli perëndoi përgjithmonë për Silvio Berlusconin. Silvio Berlusconi, italiani i madh dhe i pavdekshëm, themeluesi dhe udhëheqësi i Forza Italia, ish-kryeministri i shquar i Italisë, shtetari që lartësoi më shumë se kushdo tjetër, rolin e Italisë në Europë dhe botë, simboli i suksesit të inicativës së lirë, miku i madh i kombit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Kombi mik italian është sot në zi dhe së bashku me të, miqtë e Silvio Berlusconit në mbarë botën. Silvio Berlusconi ishte një mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, i Kosovës, i kombit shqiptar, i PD-së dhe i imi personalisht. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për kombin mik italian, është një humbje e madhe për forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë. Është një humbje e madhe për Shqipërinë, Kosovën, të cilat ai i mbështeti dhe në momente kritike me vendosmërinë më të madhe. Rikujtoj shqiptarëve se 24 vite më parë, kur Kosova digjej në flakët me operacionit ‘Patkoi’, Luani i Apenineve udhëhiqte opozitën italiane. Por kjo nuk e pengoi të mbështesë qeverinë italiane të majtë të asaj kohe, në vendimin për të autorizuar përdorimin e bazave të NATO-s për bombardimin e regjimit të Millosheviçit. Në takime të shumta, që unë kam pasur me të në Itali, Shqipëri, Europë, kam ndjerë nga afër ndjenjat e tij më miqësore për shqiptarët, respektin e tij për kombin tonë. Me këtë rast, unë duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme për miqësinë e tij ndaj meje, ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ndaj PD-së, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Berlusconi, miqve, të afërmve të Kavalierit të pavdekshëm. Do ta nderoj këtu me një minutë heshtje, kujtim e pavdekshëm të mikut të madh, Silvio Berlusconi,"-tha Berisha në fjalën e tij.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leukemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.
sali berisha vdes silvio berlusconi
Politike
12 Qershor 2023, 11:39
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron ditën e sotme se partia duhet të ndjek&...
Politike
12 Qershor 2023, 11:10
Bajram Begaj
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë ...
Politike
12 Qershor 2023, 10:52
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi. K...
Politike
12 Qershor 2023, 09:22
A.B
Edi Rama
TIRANË- Dita e sotme përkon me 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kryeministri Edi Rama bëri një thirrje t&eu...
Politike
12 Qershor 2023, 09:11
A.B
Flamuri
TIRANË- Sot Partia Socialiste shënon 32 vjetorin e themelimit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Ram...
Politike
11 Qershor 2023, 21:49
m.s
Bajram Begaj
KOSOVE- Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, kreu i shte...
Politike
11 Qershor 2023, 17:29
m.s
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Albin Kurti, pasi Kosova i kon...
Politike
11 Qershor 2023, 14:53
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Ditën e nesërme do mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i përgjithshëm i PD, Ga...
Politike
11 Qershor 2023, 13:44
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka rikujtuar tensionet në mbledhjen e kryesisë së PD-s&eum...
Politike
11 Qershor 2023, 09:39
A.B
Lefter Maliqi
TIRANË- Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka paralajmëruar nj&e...