Politike

Pas kryesisë, Bardhi mbledh grupin parlamentar, mesazhi për demokratët: Nesër te salla e grupit në Kryesi

Takimi do të mbahet në orën 13:00.

11 Qershor 2023, 14:53 Nga A.B
Pas kryesisë, Bardhi mbledh grupin parlamentar, mesazhi për
Gazment Bardhi

TIRANË- Ditën e nesërme do mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një mesazhi drejtuar demokratëve ka njoftuar se takimi i tyre do të mbahet në orën 13:00.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar kolegë! Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

Kjo mbledhje do të mbahet pas mbledhjes së kryesisë së PD, e cila në fund vendosi dhe datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, të cilat do të mbahen më 29 korrik./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll