Politike

'Me dialog, jo me polici'/ Dita e Çlirimit, Rama: Kosova duhet nxjerrë nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët!

Sipas Ramës, Kosova duhet të dalë nga ky qorrsokak me dialog, me ide konkrete dhe me miq të mirë e jo me policë, propagandë apo keqtrajtim të aleatëve.

12 Qershor 2023, 09:22 Nga A.B
'Me dialog, jo me polici'/ Dita e Çlirimit, Rama: Kosova duhet
Edi Rama

TIRANË- Dita e sotme përkon me 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kryeministri Edi Rama bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin duke thënë se dita e sotme duhet të shërbejë për të reflektuar.

REAGIMI I RAMËS:

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!

Sot, Kosova feston Ditën e Çlirimit. 24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll