Politike

Domatet nga Shqipëria përmbanin hormone?/ Braçe “thumbon” Kurtin: Prodhim me zero mbetje, shkon në çdo supermarket të Evropës (VIDEO)

Teksa ka shpërndarë një video me specat nga një fermë, Braçe thekson se janë prodhim me zero mbetje

11 Qershor 2023, 17:29 Nga m.s
Domatet nga Shqipëria përmbanin hormone?/ Braçe
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Albin Kurti, pasi Kosova i konsideroi të rrezikshme domatet që bleu nga Shqipëria dhe kërkoi kontrolle shtesë. Teksa ka shpërndarë një video me specat nga një fermë, Braçe thekson se janë prodhim me zero mbetje. Po ashtu citon se ky prodhim nga fermerët shqiptarë nuk shkon vetëm në Kosovë, por në çdo supermarket evropian.

Ja se çfarë shkruan Braçe

PAS VERIFIKIMIT TE RREPTE TE DOMATES SONE;

MIKU IM ALBIN,
KY ESHTE PRODHIM ME ZERO MBETJE, ZEEEEEROOOOOO MBETJE!

Mbrojtja biologjike e ben kete!
Patjeter qe do i vij koha te behet-te vije edhe ne Kosove,
pooooor deri atehere eshte mire te kuptohet qe ky prodhim shkon ne cdo supermarket te Evropes!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Pas dyshimeve se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të lartë të kontaminuesve kimikë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) konfirmoi se domatet rezultojnë të jenë brenda parametrave të lejuar për konsum.

Zëdhënësi i AUV ka thënë po ashtu se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit, dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit.

“Ne kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurtë për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim qe paraqitet”, ka thënë ai.

erion braçe domatet specat

Sondazh

Poll