Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha bën thirrje për mosbindje civile: Të përballemi me regjimin

Berisha ka nxjerrë video të parregullsive nga qendrat e votimit në qarkun e Elbasanit, të cilat sipas tij provojnë atë që e cilëson si batërdi elektorale.

12 Qershor 2023, 12:27 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha bën thirrje për mosbindje civile:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të përgjigjen me mosbindje civile ndaj zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha ka nxjerrë video të parregullsive nga qendrat e votimit në qarkun e Elbasanit, të cilat sipas tij provojnë atë që e cilëson si batërdi elektorale. Më tej, ai ftoi shqiptarët për mosbindje civile ndaj qeverisë si përgjigje ndaj ndalimit të ushtrimit të votës.

"Në serinë e farsës elektorale, unë kam sjellë këtu para jush dokumente në video, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare. Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve. Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumenta të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara,"-tha Berisha ndër të tjera.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll