Politike

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Korreshi: Ata që ushtruan dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi

Ai thotë se duhet ruajtur standarti brenda partisë, e më tej thekson se udhëheqësit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës.

11 Qershor 2023, 13:44 Nga A.B
Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Korreshi: Ata që
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka rikujtuar tensionet në mbledhjen e kryesisë së PD-së, në datë 6 Qershor. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', ai thotë se duhet ruajtur standarti brenda partisë, e më tej thekson se udhëheqësit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës.

REAGIMI:

“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!”, deklaron Korreshi.

Kryesia e PD vendosi pas një mbledhje gati 10 orëshe mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpra hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik.

saimir korreshi

Sondazh

Poll