Bota

Jeta e Silvio Berlusconit/ E quanin “të pavdekshëm”, la çdo grua...për një më të vogël. Detajet e martesës me Martën

Një nga aferat më të famshme që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte Olivia Burato, e cila ishte shumë më e re se ai. Lidhja e tyre tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, si për shkak të diferencës në moshë, ashtu edhe për faktin që Berlusconi në atë kohë ishte i martuar.

12 Qershor 2023, 11:39 Nga k.m.
Jeta e Silvio Berlusconit/ E quanin “të pavdekshëm”, la
Silvio Berlusconi

ITALI- Silvio Berlusconi vdiq sot. Ai ishte një nga politikanët dhe manjatët më të rëndësishëm të medias dhe sportit në Itali. Ndërsa karriera e tij politike ishte në qendër të vëmendjes, shumë u interesuan edhe për jetën e tij të dashurisë.

Për shkak të energjisë që zotëronte, ai u quajt "i pavdekshëm" dhe adhuronte gratë. Ndonëse është martuar dy herë dhe me pesë fëmijë, Berlusconi ishte i njohur për romancat dhe aferat e tij të shumta, të cilat mund të shkaktonin admirim apo dhe polemika. Që kur bashkëshortja e tij Veronika Lario e la në vitin 2009 me arsyetimin se ai “shoqërohej së tepërmi me vajza të mitura”, Silvio e jetoi jetën në maksimum.

Një nga aferat më të famshme që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte Olivia Burato, e cila ishte shumë më e re se ai. Lidhja e tyre tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, si për shkak të diferencës në moshë, ashtu edhe për faktin që Berlusconi në atë kohë ishte i martuar.

Edhe në vitin 2010 nisi një hetim i gjerë për festat “bunga-bunga” të Silvio Berlusconit, ku dyshohet se ishin të pranishme shumë vajza të mitura. Megjithatë, Berlusconi doli nga të gjitha skandalet relativisht i padëmtuar, e në fund të fundit ai arriti të qëndronte në ujërat politike të Italisë.

Megjithatë, shumë gra nuk mund të mos e fajësojnë atë për skandalin që shpërtheu kur la të dashurën e tij prej shumë vitesh Francesca Pascal, e cila në atë kohë, në moshën 34-vjeçare, ishte, sipas fjalëve të tij, "shumë e vjetër për të."

"Ai do të jetë i dashur për mua përgjithmonë. I uroj atij gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që të gjejë dikë që do të kujdeset për të si unë", tha në atë kohë Françeska, e cila citohet nga mediat italiane si fajtore për prishjen e marrëdhënies. Domethënë, ajo dyshohet se ka insistuar vazhdimisht që Berlusconi të martohej me të, ndaj duket se ky qëndrim i ka prishur marrëdhëniet mes tyre. Kur Berlusconi i tha se po planifikonte të ndahej, ajo u befasua nga vendimi i tij.

Megjithatë, ata u ndanë paqësisht dhe Françeska qëndroi në vilën luksoze që Berlusconi i kishte blerë.

Pas Françeskës, Silvio filloi një lidhje me 33-vjeçaren Marta Fasina, e cila është 53 vjet më e re se ai. Ata u martuan në mars të vitit 2022. Megjithatë, ishte një akt simbolik për nder të lidhjes së tyre por jo një martesë e vërtetë. Tani pas vdekjes, trashëgimtarët e tij nuk do t'i japin Martës asnjë cent të pasurisë së babait të tij prej 5 miliardë dollarësh. Megjithatë ajo u vesh me një fustan nusërie Antonio Riva prej dantelle franceze dhe me një pelerinë tre metra e gjysmë të gjatë. Çmimi i atij fustani ishte qenë 20 mijë euro, ndërsa Berluskoni veshi një kostum Armani, e asokohe u llogarit se dasma kushtonte rreth 400 mijë euro.

silvio berlusconi vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll