Bota

Vdekja e Berlusconit/ Orban: Iku luftëtari i madh! Prehu në paqe miku im

Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

12 Qershor 2023, 11:46 Nga a.l
Vdekja e Berlusconit/ Orban: Iku luftëtari i madh! Prehu në paqe miku
Silvio Berlusconi dhe Viktor Orban

ITALI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi mëngjesin e sotëm në spital San Raffaele. Ai ka ndarë në Twitter, një foto të tij me ish-kryeministrin.

"Luftëtari i madh është zhdukur", shkruan kryeministri hungarez Viktor Orban në Tëitter duke postuar një foto të tij me Silvio Berlusconin me fjalët, në italisht, "prehu në paqe miku im!". 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdes ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.  

vdes silvio berlusconi viktor orban

Sondazh

Poll