Bota

Vdekja e Berlusconit/ Metsola: Protagonist i politikës në Itali dhe në Evropë për breza të tërë! La gjurmë dhe nuk do të harrohet

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Në pak minuta lajmi u konfirmua dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja e vendosin atë në faqe të parë.

12 Qershor 2023, 11:40 Nga a.l
Vdekja e Berlusconit/ Metsola: Protagonist i politikës në Itali dhe
Roberta Metsola

ITALI- Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele. 

"Silvio Berlusconi: Luftëtari që udhëhoqi qendrën e djathtë dhe që ishte protagonist i politikës në Itali dhe në Evropë për breza të tërë. Babai, sipërmarrësi, eurodeputeti, kryeministër, senator. Ai la gjurmën e tij dhe nuk do të harrohet. Faleminderit Silvio”, shkruan Roberta Metsola. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Në pak minuta lajmi u konfirmua dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja e vendosin atë në faqe të parë.

Vdes ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll