Bota

Vdekja e Berlusconit/ Ish-kryeministri, Enriko Letta: Ai bëri historinë e vendit tonë

Ngjarja ka shkaktuar reagime nga figura të shumta politike italiane dhe jo vetëm.

12 Qershor 2023, 11:21 Nga a.l
Vdekja e Berlusconit/ Ish-kryeministri, Enriko Letta: Ai bëri
Enrico Letta

ITALI-Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian që u rikthye nga skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ngjarja ka shkaktuar reagime nga figura të shumta politike italiane dhe jo vetëm. Mes tyre është edhe ish-kryeministri Enrico Letta i cili përmes një postimi në Twitter, shprehet se Berlusconi 'shkroi' historinë e Italisë. 

"Berlusconi bëri historinë e vendit tonë. Largimi i tij shënon një nga ato momente në të cilat të gjithë, qofshin të afërt apo të largët nga zgjedhjet e tij, ndihen të përfshirë. Dashuria dhe afërsia me familjen dhe miqtë e tij. Dhe për të gjithë komunitetin politik të Forza Italia”, ka shkruar në Tëitter ish-kryeministri Enrico Letta. 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

vdes silvio berlusconi enrico letta

Sondazh

Poll