Bota

Vdekja e Berlusconit, 'Mediaset' në 'zi' për ish-kryeministrin, ndërpret transmetimin

Në vitin 1993 lindi kompania Mediaset siç e njohim sot, me qendrën e saj të prodhimit në Cologno Monzese.  

12 Qershor 2023, 11:28 Nga a.l
Vdekja e Berlusconit, 'Mediaset' në 'zi' për
Mediaset

ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Në pak minuta lajmi u konfirmua dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja e vendosin atë në faqe të parë.

Trashëgimia e Silvio Berlusconit nuk është vetëm politika, por edhe media. I lindur në vitin 1936, lideri i ardhshëm politik hyri në sektorin e televizionit privat në vitet 1970, pas dënimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1976, e cila liberalizoi transmetimin televiziv në Itali. Në vitin 1993 lindi kompania Mediaset siç e njohim sot, me qendrën e saj të prodhimit në Cologno Monzese.  

Vdes ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

 

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll