Bota

Vdekja e Berlusconit/ Salvini kërkon 1 minutë heshtje në Lesa: Një mik i madh i Italisë

Në inagurimin e selisë së re të Rojes Bregdetare në Lesa, Salvini i prekur ka kërkuar një minutë heshtje për ish-kryeministrin, teksa e quajti atë një mik të madh të Italisë. 

12 Qershor 2023, 11:00 Nga a.l
Vdekja e Berlusconit/ Salvini kërkon 1 minutë heshtje në Lesa:
Matto Salvini

ITALI- Ministri italian i infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi mëngjesin e sotëm në spital San Raffaele në Milano. Në inagurimin e selisë së re të Rojes Bregdetare në Lesa, Salvini i prekur ka kërkuar një minutë heshtje për ish-kryeministrin, teksa e quajti atë një mik të madh të Italisë. 

"Një mik i madh i liqenit Maggiore, një italian i madh, vendosi të na përshëndesë sot. Kërkoj një minutë heshtje për Silvio Berlusconin", tha ai. 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll