Bota

'La një boshllëk...'/ Ministri i Mbrojtjes reagon për vdekjen e Berlusconit: Fundi i një epoke

Përmes një postimi në Twitter, Crosseto shprehet se humbja e ish-kryeministrit Berlusconi është si fundi i një epoke. 

12 Qershor 2023, 11:15 Nga a.l
'La një boshllëk...'/ Ministri i Mbrojtjes reagon për
Guido Crosetto

ITALI- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele. Përmes një postimi në Twitter, Crosseto shprehet se humbja e ish-kryeministrit Berlusconi është si fundi i një epoke. 

"Një dhimbje e madhe, e madhe. Ai la një boshllëk të madh sepse ishte i madh. Ka mbaruar një epokë, një epokë po mbaron. E kam dashur shumë. Mirupafshim Silvio", tha ai. 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

guido crosetto vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll