Bota

'S'ka më tolerime'/ Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV: Fola me Lulzim Hetemin, pasi u bllokua në zyrë, ishte shqetësuar

Kryeministri ka rënë dakord që të mbahen zgjedhje të reja në veri, teksa përsëriti kërkesat e tij.

11 Qershor 2023, 13:17 Nga a.l

 

'S'ka më tolerime'/ Kurti në mbledhjen e Këshillit
Albin Kurti

 

KOSOVË-  Kryeministri Albin Kurti tregoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të tolerojë për situatën në veri. Ai tregoi një bisedë me kryetarin e Leposaviçit Lulzim Hetemi, i cili prej më shumë se dy javësh ishte bllokuar në komunën e tij për shkak të kërcënimeve nga protestuesit serbë. 

“Unë e thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin dhe ndodhi diçka interesante se – për të thënë të drejtën kur e thirra e kisha një çikë brengë se mos është mërzitur aty në zyrë, u bënë shumë javë, por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar mos po lëshoj pe unë, prandaj biseda në vazhdim ishte përveçse e përzemërt, edhe shumë e këndshme”, tha shefi i Qeverisë.

Kurti tha se dorëheqjet e ish-kryetarëve të komunave veriore vitin e kaluar ishin përpjekje që në veri të shembet sistemi shtetëror.

“Kjo përpjekje për ta shembur sistemin tonë institucional dështoi”, tha kryeministri.

Kryeministri ka rënë dakord që të mbahen zgjedhje të reja në veri, teksa përsëriti kërkesat e tij.

“Dhe zgjedhjet e hershme në 4 komunat në veri për të siguruar përfaqësim, por deri atëherë kryetarët e ligjshëm do të ushtrojnë funksionin e tyre pa pengim. Ne e kuptojmë që kryetarët e rinj kanë marrë pak vota, mirëpo këta kanë marrë pak vota, e ata tjerët s’kanë marrë aspak vota”, tha ai. 

Kurti tha se serbët duhet të dalin në zgjedhje dhe jo t’i bojkotojnë, ndërsa theksoi se ato duhet të jenë demokratike, e të mos ketë kërcënime.

“Dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike duhet të intensifikohet. Kemi nevojë për sekuencim të balncuar dhe fer të zbatimit të marrëveshjes bazike. Marrëveshjen jo vetëm që e kemi pranuar të dyja vendet, por ajo është edhe pjesë e konkluzioneve të Këshillit Europian”, tha Kurti.

Ai shtoi se, situata në veri nuk mund të tolerohej më.

 “Jo për inat të ndokujtë, por për hir të Republikës”, tha ai. 

albin kurti

Sondazh

Poll