Bota

Kurti: Qeveria e Kosovës, aleate e pakompromis e BE-së dhe SHBA-së!

Kryeministri Albin Kurti tregoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të ketë më tolerime për situatën në veri. 

11 Qershor 2023, 13:01 Nga a.l
Kurti: Qeveria e Kosovës, aleate e pakompromis e BE-së dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje tha se Qeveria e Kosovës është aleate e pakompromis e BE-së dhe SHBA-së! 

"Kosova i qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në tërë kuptimin e fjalës, politikën anti-Putin, vlerat demokratike e besimin në një të ardhme pa luftë dhe të bazuar në barazinë e drejtësinë e njerëzve. Në këtë drejtim, qeveria jonë është aleate e pakompromis edhe e Bashkimit Europian, edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha ai.

Kryeministri Albin Kurti tregoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të ketë më tolerime për situatën në veri. 

albin kurti

Sondazh

Poll