Bota

Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, të drejtën e votës e ushtron edhe kandidati për deputet i 'Koalicionit Popullor'

Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

11 Qershor 2023, 12:22 Nga a.l

Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, të drejtën e votës

MAL I ZI- Kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor" dhe kryetar i Malit të Zi të Lirë, Vladislav Dajkoviç, ka votuar në Podgoricë në vendvotimin numër 79 shkolla fillore "Pavle Rovinski". 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.   

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll