Bota

Vrau me thikë dhe dogji për së gjalli të dashurën e tij, 22-vjeçari në Francë dënohet me 18 vite burg

Vrasja e vitit 2019 e nxënëses së shkollës së mesme, e identifikuar në gjykatë si Shaina, shkaktoi protesta masive në Francë për numrin e grave që vriten nga bashkëshortët e tyre. 

11 Qershor 2023, 11:45 Nga a.l
Vrau me thikë dhe dogji për së gjalli të dashurën e
Shaina

FRANCË- Një gjykatë në Francë ka dënuar me 18 vjet burg një 22-vjeçar pasi vrau me thikë dhe më pas dogji të gjallë të dashurën e tij 15-vjeçare. 

Vrasja e vitit 2019 e nxënëses së shkollës së mesme, e identifikuar në gjykatë si Shaina, shkaktoi protesta masive në Francë për numrin e grave që vriten nga bashkëshortët e tyre. 

Gjykatës tha se i akuzuari, një nxënës i shkollës së mesme, 17-vjeç në atë kohë, e kishte joshur Shaina në një barakë në qytetin Creil në veri të Parisit për ta vrarë dhe djegur trupin e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Ekzaminimi mjeko-ligjor pas vdekjes zbuloi plagosje të shumta të shkaktuara me thikë. Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje është fakti se ajo ka marrë frymë ende pak minuta pasi iu vu zjarri. 

france

Sondazh

Poll