Bota

Zgjedhjet parlamentare/ Nik Gjeloshaj: Shqiptarët në Mal të Zi favorizojnë vetëm partitë shqiptare

Ndërkaq, Gjeloshaj shtoi se është i hapur për koalicion në mënyrë që të formohet shumica qeveritare, por theksoi se vijat e tyre të kuqe janë sa i takon orientimit që duhet të jetë pro amerikan, të jetë me sytë nga BE-ja dhe NATO.

11 Qershor 2023, 12:00 Nga a.l
Zgjedhjet parlamentare/ Nik Gjeloshaj: Shqiptarët në Mal të Zi
Nik Gjeloshaj

MAL I ZI-  Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka komentuar në një deklaratë për mediat procesin zgjedhor në Mal të Zi, pas votimit. Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor i penalizon dhe shpreson që diçka e tillë të ndryshojë.

Ndërkaq, Gjeloshaj shtoi se është i hapur për koalicion në mënyrë që të formohet shumica qeveritare, por theksoi se vijat e tyre të kuqe janë sa i takon orientimit që duhet të jetë pro amerikan, të jetë me sytë nga BE-ja dhe NATO.

Për Euronews Albania, kryetari i komunës së Tuzit tha se favorizimin shqiptarët në Mal të Zi e kanë marrë përmes partive shqiptare.

“Çdo ligj që ka të bëjë me shqiptarët, çdo investim, janë iniciuar gjithmonë prej partive shqiptare. Mendoj që këto që janë parti të ashtuquajtura qytetare, po gati nuk e kuptoj çfarë do të thotë qytetare se janë parti serbo-malazeze, siç jemi ne shqiptare. Unë i quaj fjetësa. Deri sot rezultati i tyre nuk ka qenë i dukshëm për shqiptarët, mirëpo as angazhimi i tyre nuk ka qenë i dukshëm,” – u shpreh Gjeloshaj. 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.   

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll