Bota

Asnjë incident deri tani nga zgjedhjet në Mal të Zi, KSHZ nxjerr shifrat, sa % e qytetarëve kanë votuar në orën 12:00

Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 12:00 ishte 21,99 për qind. 

11 Qershor 2023, 12:25 Nga a.l
Asnjë incident deri tani nga zgjedhjet në Mal të Zi, KSHZ nxjerr
Mal të Zi

MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 12:00 ishte 21,99 për qind. 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.  

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll