Bota

Kurti 'shmang' draft-satutin e Ramës, falënderon Begajn për vizitën në Prizren

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë pas homazheve te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Komunës së Prishtinës. 

11 Qershor 2023, 12:43 Nga a.l
Kurti 'shmang' draft-satutin e Ramës, falënderon Begajn
Albin Kurti dhe Bajram Begaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për vizitën e djeshme në Prizren me rastin e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me draft statutin e propozuar më herët nga kryeministri Rama te presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. 

“Dje në Prizren ishim edhe në një drekë të përbashkët me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e falënderojmë përzemërsisht që erdhi në kryeqytetin kulturor e historik të shqiptarëve, sepse Lidhja e Prizrenit është ngjarja, e cila ndodhet në themel të identitetit kombëtar shqiptar dhe pa të cilin nuk mund të paramendohet as 28 nentori i vitit 1912”, është shprehur Kurti.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë pas homazheve te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Komunës së Prishtinës. 

Draft-Statuti i propozuar nga Rama 

Më datë 8 Qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit. Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama.

albin kurti bajram begaj

Sondazh

Poll