Bota

Peskov: Nuk ka asnjë gatishmëri nga ana e Ukrainës për dialog

11 Qershor 2023, 12:04 Nga a.l
Peskov: Nuk ka asnjë gatishmëri nga ana e Ukrainës për
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë parakusht për bisedime me Kievin për t'i dhënë fund luftës. Ai fajëson Ukrainën për një mosgatishmëri për t'u përfshirë në dialog.

Ukraina ka thënë se çdo marrëveshje duhet të rivendosë integritetin e saj territorial, të shohë tërheqjen e plotë të trupave ruse dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë, shkruan Sky news. 

Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, kanë thënë se lënia e Rusisë të mbajë ndonjë nga territoret që ka marrë gjatë luftës do të dërgonte mesazhin e gabuar për agresorët e tjerë të mundshëm.

lufta ne ukraine dmitry peskov

Sondazh

Poll