Aktualitet

Rama e quajti ‘naltmadhni’, nxehet sa nuk mban më Kujtim Gjuzi. Ruçi e zbut: Ulu se s’dua të të jap masë (VD)

9 Tetor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Rama e quajti ‘naltmadhni’, nxehet sa nuk mban më Kujtim Gjuzi.

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore është nxehur keqazi me kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit po fliste në foltore.

Teksa Rama po shkëmbente batuta me deputetin Myslim Murrizi, në debat ka ndërhyrë demokrati Korab Lita, ndërhyrje e cila nuk është mikpritur nga kryeministri.

Rama: Ti pse ndërhyn? Unë tani që po të flas nuk e di kush je. Unë ia lejoj Murrizit se e njoh. Mos më ndërprit. Vetëm një person mund të më ndërpresë mua. Ai është ndaltmadhnia e tij (Kujtim Gjuzi). 

Ky epitet ka nxehur gjakrat duke bërë që Kujtim Gjuzi t’i drejtohet vendit ku edhe ulet kryeministri Rama duke shkaktuar trazira në Kuvend.

Për të shkuar gjakrat, ndërhyri kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili kërcënoi Gjuzin se  do ta nxirrte jashtë.

“Ulu mos më detyro të të jap masë. Nuk ke të drejtë fjalë,”-tha Ruçi.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gramozi ruci kujtim gjuzi seanca plenare 9 tetor 2019 edi rama gramozi ruci kujtim gjuzi seanca plenare 9 tetor 2019

Sondazh

Poll