Aktualitet

Goditet klani Duka, arrestohet në Durrës Elvis Gaçaj bashkë me mikun e tij, i sekuestrohet armë dhe BMW

9 Tetor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Goditet klani Duka, arrestohet në Durrës Elvis Gaçaj

TIRANË- Policia e Shtetit ka prangosur njërin nga anëtarët më të rëndësishëm të klanit Duka, Elvis Gaçaj. Gaçaj, 44 vjeç u arrestua nga Policia e Durrësit teksa tentoi të largohej nga post-blloqet e Policisë. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Gaçajt, i njohur ndryshe edhe si ‘Gabeli’ i Klanit Duka. Bashkë me Gaçajn është arrestuar edhe një person tjetër, Klajd Drizaj, 34 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia ka marrë informacion se këta persona lëviznin me armë zjarri pa leje dhe ka nisur një operacion të koduar Taulantia. Gaçaj dhe personi tjetër, kanë refuzuar të ndalojnë në postbllokun e ngritur nga policia, duke mos pranuar që t’i nënshtroheshin kontrolleve. Personi që shoqëronte Gaçajn, Drizaj ka hedhur armën e zjarrit, një pistoletë CZ Ceke, dhe ka tentuar që të largohet.

Pasi janë arrestuar, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar, arma e zjarrit pa leje, fishekë dhe makina tip BMW. 44-vjecari është një nga të akuzuarit kryesor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të këtij viti në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Elvis Gaçaj është arrestuar edhe në prill nga Policia e Shtetit, por ka mundur që të fitojë lirinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elvis gacaj klajd drizaj klani duka arrestohet elvis gacaj klajd drizaj klani duka

Sondazh

Poll