Aktualitet

Protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Ko

9 Tetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë

Tiranë- Sot është zhvilluar një protestë para Gjykatës Administrative në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra studentë kundërshtojnë VKM-në që Kopshti Botanik, t’i kalojë në administrim Bashkisë Tiranë. Ata shprehen të revoltuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe nuk mund të merret nga Bashkia Tiranë.

“Nuk do të lëshojmë që Kopshti botanik t’i kalojë bashkisë. Ne do të ndjekim të gjitha kushtet ligjore. Nuk mundet që ministria të japë kopshtin botanik bashkisë së Tiranë. Ajo është një qendër kërkimore për studentët”, u shpreh një nga pedagogët.

Nuk ka munguar një reagim i Erion Veliajt për këtë çështje, i cili ka sulmuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, teksa ka theksuar se në këtë kopsht do të bëhet shkencë. Për Konin ai është shprehur:  “S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia”. 

Ndërsa Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë  studentëve që të ngrihen në protestë pasi Rama dhe Veliaj duan të betonizojnë Kopshtin Botanik.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj protesta për kopshtin botanik studentet ne proteste erion veliaj protesta për kopshtin botanik studentet ne proteste

Sondazh

Poll