Aktualitet

‘I kam dhuratë nga nëna e vjehrri’/ Nuk justifikoi pasurinë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit në Korçë Sotiraq Lubonja

9 Tetor 2019, 09:00 Nga DOSJA
‘I kam dhuratë nga nëna e vjehrri’/ Nuk justifikoi

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në Apelin e Korçës, Sotiraq Lubonja.

Në seancën e KPK-së të zhvilluar më 8 tetor, Lubonja i cili ishte edhe kandidat për KED-në, u shkarkua pasi nuk justifikonte pasurinë. 

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, gjyqtari i Korçës nuk justifikonte një pjesë të pasurisë, të cilën ai e kishte deklaruar si dhurata të bëra nga nëna dhe vjehrri i tij.

Ai ka deklaruar se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, e cila kishte kursyer nga pensioni dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Madje edhe për banesën e tij dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstatoi mospërputhje me deklarimet e bëra.

Lubonja i ka mohuar të gjitha akuzat e tij duke u shprehur se e gjitha pasuria e tij është e ligjshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk sotiraq lubonja vettingu kpk sotiraq lubonja vettingu

Sondazh

Poll