Aktualitet

Sherri për pronën në Jalë/ Elona Hodaj dha dorëheqjen, komandohet drejtori i ri në Kadastrën e Vlorës (EMRI)

9 Tetor 2019, 10:15 Nga DOSJA
Sherri për pronën në Jalë/ Elona Hodaj dha dorëheqjen,

VLORË– Pas dorëheqjes së drejtoreshës Elona Hodajt në Kadastrën e Vlorës, është vendosur pasardhësi i komanduar Taulant Canameti.

Mësohet se Canameti do të drejtojë Kadastrën deri në emërimin e një drejtori të ri, pas dorëheqjes së Hodajt, e cila la detyrën bashkë me nën/drejtorin vetëm 10 ditë pasi e kishte marrë atë.

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’. Pak javë më parë një grup pune i Krimit Ekonomik çuan për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.

Konflikti për pronën në Jalë

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elona hodaj jep dorëheqjen elona hodaj kadastra e vlores sherri për pronën në jalë taulant canameti elona hodaj jep dorëheqjen elona hodaj kadastra e vlores sherri për pronën në jalë taulant canameti

Sondazh

Poll