Aktualitet

Vrasja e Stavri Minos në Vlorë, Gjykata: Të akuzuarit do qëndrojnë 30 ditë në burg (VD)

9 Tetor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Vrasja e Stavri Minos në Vlorë, Gjykata: Të akuzuarit do

VLORË- Tre të akuzuarit për vrasjen e Stavri Minos kanë mbërritur sot në gjykatën e Vlorës. Nën masa të rrepta sigurie të prangosur ata kanë dalë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata pasi është njohur me mbrojtjen dhe me akuzën e ngitur nga Prokuroria ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për tre të akuzuarit. 

Në fillim kjo ngjarje është raportuar si një vdekje aksidentale, por pas hetiemve Policia deklaroi se Stavri Mino ishte dhunuar dhe ka arrestuar 3 autorët. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda, 57 vjeç dhe Agron Hameti, 56 vjeç.

Sipas policisë 3 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht 56-vjeçarin. Dosja.al mëson se viktima u ndesh me 3 autorët dhe gjatë përleshjes u përplas me një pjesë betoni duke humbur menjëherë jetën. Shkak i këtij sherri ka qenë një konflikt për pronën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron hameti astrit hameti nusret hoda stavri mino agron hameti astrit hameti nusret hoda stavri mino

Sondazh

Poll