Aktualitet

I ‘izoluar’ me autoblinda/Akuzohet per vrasjen e Devi Kasmit, del nga burgu greku Eftimius, operohet në shtyllën kurrizore

9 Tetor 2019, 09:01 Nga DOSJA
I ‘izoluar’ me autoblinda/Akuzohet per vrasjen e Devi Kasmit, del

ELBASAN– I akuzuari kryesore për vrasjen e Devi Kasmit, Eftimiu Eftimius është nisur me urgjencë në spital.

41-vjeçari grek ka dalë nga paraburgimi i Elbasanit nga dy autoblinda policie dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit ‘Xhaferr Kongoli’.

Mësohet se ai ka pasur probleme me protezën që ka vendosur në shtyllën kurrizore dhe është detyruar që t’i nënshtrohet një operacioni. Dhe për këtë arsye ka dalë nga burgu për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal.

Eftimius është autori i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, ndërsa si porositës dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Identifikimi i autorit të vrasjes,Eftimiu u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eftimiu eftimius eftimiu eftimius del nga burgu elbasan eftimiu eftimius eftimiu eftimius del nga burgu elbasan

Sondazh

Poll