Aktualitet

‘Ik andej, boll!’/ Një e mban dhe dy e godasin, dalin pamjet që shokojnë rrjetin, nxënësit e fillores në Cërr

9 Tetor 2019, 08:30 Nga DOSJA
‘Ik andej, boll!’/ Një e mban dhe dy e godasin, dalin pamjet

ELBASAN– Një video ku tre moshatarë dhunojnë një tjetër ka bërë xhiron e rrjetit duke e kthyer fenomenin e bullizmit në një problematikë aktuale.

Videoja është dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, i cili shprehet që ngjarja ka ndodhur në  Njësinë Administrative Shalës të Cërrikut.

Siç edhe shihet në video, adoleshentët kanë kapur një moshatarin e tyre, të cilin e qëllojnë me grushta dhe me shkelma. Një tjetër e filmon, ndërsa “viktima” i kërkon dhunuesve që të ndalojnë dhe të largohen. 

Një e mban, dy e godasin ndërsa tjetri filmon skenën/ Nxënësit e fillores rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Cërrik on Vidnews.

“Po ju shkruaj sepse jane qindra raste te tilla. Ka plot njeres anormal te cilet shikojne ata persona te cilet mund ti “shtypin” dhe…. ja cfare i bejne  Per keta persona anormale shteti duhet te marre masa. Dje ne ambjetet e nje shkolle 9-vjecare ne njesine administrative SHALES bashkia CËRRIK. Këto pamje tronditëse dhe tepër shqetësuese, tregojnë një panoramë të qartë se në ç’nivele të frikshme ka degraduar rinia e sotme në Shqipëri,“-shkruan personi që ka dërguar videon. 

Kjo nuk është videoja e parë me pamje të tilla, e cila bëhet virale në rrjet por megjithatë nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përkatëse. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bullizmi ne shkolla cerrik dhunohet i riu ne cerrik bullizmi ne shkolla cerrik dhunohet i riu ne cerrik

Sondazh

Poll